KULTURË/ Frika fëmijërore dhe fuqia e imagjinatës në poezinë e Avdush Canajt

Poezia “Sytë e frikës” e Avdush Canajt trajton frikën fëmijërore si një figurë të gjallë që fshihet nën krevat dhe merr formë konkrete në imagjinatë.

Fëmija nuk mbetet vetëm i frikësuar, por e sfidon atë, duke e kthyer situatën në një lojë mes realitetit dhe fantazisë.

Në thelb, poezia tregon se frika e fëmijërisë nuk zhduket me dhunë, por përballohet dhe zbutet përmes imagjinatës dhe guximit të brendshëm

Perlë nga Velipoja

SYTË E FRIKËS
AVDUSH CANAJ

Ia pashë sytë frikës
nën terrin e krevatit
ishe fshehur të m’i frikësoj lodrat

kur erdhi babi
I thashë
Dil ta shoh fytyrën
dil
unë s’jam Kacermicri
as Gishto
dhe ia shkula flokët

M’u lut t’ia lë vetëm dy fije
të mos e qeshin lakuriqët

Mezi e gjeti derën e fantazisë
prej nga kishte ardhur
——
Velipojë, 27 qershor 2026

 

Shpërndaj me të tjerët