Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, fundjava e 11-12 prillit 2026 do të karakterizohet me kushte të qëndrueshme, por me ndryshime të lehta gjatë ditëve.
Të shtunën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12°C. Në orët e pasdites, në disa zona mund të ketë riga të izoluara shiu.
Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar, 1–6 m/s.
Ndërkohë, e diela sjell përmirësim të dukshëm të motit, me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18°C.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
