LOKALE/Bllokohet një segment rrugor në qendër të Gjilanit nga 28 gushti shkak i punimeve

Ndryshimi i madh në qendër të Gjilanit po vazhdon!

Komuna e Gjilanit ka njoftuar për bllokimin e përkohshëm të një segmenti rrugor në qendër të qytetit, për shkak të punimeve për asfaltim.

Nga data 28 gusht 2026, segmenti i rrugës nga rrethrrotullimi te Hotel “Kristal” deri te Stacioni Policor do të mbyllet për qarkullim gjatë kohës së punimeve.

Ndërkohë, rrethrrotullimi te Hotel “Kristal” mbetet funksional dhe mund të shfrytëzohet për qarkullim.

Për të vazhduar drejt pjesëve të tjera të qytetit, qytetarët mund të përdorin rrugët alternative të shënuara, përfshirë edhe Rr. “Esat Berisha”.

Komuna apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe të përdorin rrugët alternative gjatë zhvillimit të punimeve, me qëllim të shmangies së kolonave dhe lehtësimit të qarkullimit në qendër të qytetit.

Shpërndaj me të tjerët