LOKALE/ Kryetari Hyseni inspekton punimet në Bulevardin e Qytetit

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka vizituar sot nga afër punimet që po zhvillohen në Bulevardin e Qytetit, për t’u siguruar që çdo detaj po realizohet sipas planit të paraparë.

​Përmes një njoftimi për mediat, kryetari Hyseni shprehu falënderimin e tij ndaj qytetarëve për mirëkuptimin e treguar gjatë procesit të ndërtimit, ndërsa u shpreh i bindur për transformimin që do të sjellë ky projekt.

​”Ditën e nisëm në terren, aty ku po merr jetë Bulevardi i Qytetit. Bashkë me ekipin ndoqëm punimet hap pas hapi për t’u siguruar që gjithçka po shkon sipas planit. Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë kësaj faze. Rezultati do të jetë i jashtëzakonshëm!”, ka deklaruar Hyseni.

Punimet në këtë segment infrastrukturor po vijojnë me dinamikë të shtuar, me qëllim modernizimin e qendrës së qytetit dhe krijimin e hapësirave të reja publike për banorët e Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët