LOKALE/Fadil Ademi cakton orarin e rregullt të takimeve me qytetarët e Gjilanit

GJILAN, 9 nëntor 2026– Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Fadil Ademi, i njohur për aktivizmin e tij të palodhur si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij, përfshirë edhe aktivitetet e shumta humane, ka ndërmarrë një hap tjetër konkret për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

​Përmes një njoftimi publik, ai ka bërë të ditur se ka caktuar një orar të rregullt zyrtar për t’i dëgjuar nga afër hallet, kërkesat dhe sugjerimet e banorëve të Gjilanit.

​Duke filluar nga data 13 nëntor 2026, takimet do të mbahen çdo të premte, nga ora 10:00 deri në 12:00, në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.

​Asambleisti Ademi ka theksuar se dyert janë të hapura për të gjithë dhe i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë për të bashkëbiseduar hapur mbi idetë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

Shpërndaj me të tjerët