VENDORE/Kryqi i Kuq në Gjilan mbështet Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Lira”

GJILAN, 9 nëntor 2026– Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Gjilan, i udhëhequr nga kryetarja Dr. Esma Mustafa bashkë me stafin, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Qendrën për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Lira” në Gjilan, ku u pritën nga drejtoresha e këtij institucioni, Nazife Jonuzi.

​Fokus i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi i mbështetjes së ndërsjellë, me qëllim ngritjen e cilësisë së përkujdesjes dhe forcimin e mbrojtjes sociale për gratë dhe fëmijët që kanë nevojë për strehim e rehabilitim.

​Përfaqësuesit e të dyja palëve nërvijëzuan rëndësinë e bashkimit të resurseve dhe iniciativave të përbashkëta për t’iu dalë në ndihmë kategorive më të ndjeshme të shoqërisë në rajonin e Gjilanit./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët