MJEDIS/ Banori falënderon NPL “Tregu” për reagimin e shpejtë në Dardania II

Një banor i lagjes Dardania II në Gjilan ka falënderuar drejtorin e NPL “Tregu”, Bajram Isufi, dhe menaxherin Loriki Fetahu për reagimin e shpejtë pas shqetësimit të ngritur për një hapësirë të gjelbëruar në këtë lagje.

Sipas banorit, hapësira, e cila gjendet në afërsi të xhamisë, ishte mbuluar nga bari dhe ishte bërë vend ku qëndronin qen endacakë.

Pas kositjes së hapësirës, banori ka thënë se ajo tash ka një pamje krejtësisht tjetër.

“Një falënderim për drejtorin e NPL ‘Tregu’, Bajram Isufi, dhe menaxherin Loriki Fetahu për reagimin e shpejtë në lagjen Dardania II. Sot, pas kositjes, ka pamje tjetër”, ka shkruar banori.

Shpërndaj me të tjerët