RESHJET/ Nis vlerësimi i dëmeve në kulturat bujqësore në Gjilan

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, së bashku me Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera, kanë dalë në terren për të inspektuar dhe vlerësuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri në kulturat bujqësore.

Gjatë ditës së djeshme, janë vizituar disa bujq të fshatrave Lladovë, Llashticë dhe Nasalë, ku janë evidentuar dëmet e shkaktuara në sipërfaqet e tyre bujqësore.
Komisioni Komunal po bën vlerësimin e gjendjes në terren me qëllim të dokumentimit sa më të saktë të dëmeve të pësuara.

Vizitat në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke përfshirë edhe fshatra të tjera të Komunës së Gjilanit, në mënyrë që të evidentohen të gjitha dëmet e shkaktuara te bujqit e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve dhe institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë angazhimin në terren deri në përfundimin e procesit të evidentimit dhe vlerësimit të të gjitha dëmeve të shkaktuara.

Shpërndaj me të tjerët