Dita nisi me një takim ndërmjet ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Bajram Isufi, dhe punëtorëve të Departamentit të Hapësirave Publike.
Me këtë rast, Isufi i falënderoi punëtorët për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të shtuar gjatë kësaj periudhe sezonale, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që japin gjatë gjithë vitit në mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.
NPL “Tregu” Sh.A. ka bërë të ditur se puna dhe angazhimi i punëtorëve të këtij departamenti janë të rëndësishme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin e një ambienti më të pastër e më të rregullt për qytetarët.
