MJEKËSI/ Pas 46 vitesh shërbim, infermierja Suzana Rexhepi pensionohet

Pas 46 vitesh shërbim, infermierja Suzana Rexhepi pensionohet

Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar prej 46 vitesh në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, infermierja Suzana Rexhepi ka përmbyllur rrugëtimin e saj profesional dhe është pensionuar.

Gjatë gjithë karrierës së saj, Rexhepi u dallua për profesionalizëm, përkushtim, humanizëm dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj pacientëve, duke dhënë një kontribut të çmuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor në Gjilan.

Me rastin e pensionimit, kolegët dhe stafi i QKMF-së kanë shprehur mirënjohjen e tyre për punën dhe kontributin e saj ndër vite, duke i uruar shëndet, lumturi dhe shumë gëzim në kapitullin e ri të jetës.

Faleminderit për 46 vite shërbim me përkushtim ndaj qytetarëve!

Shpërndaj me të tjerët