Dy volejbollistë të rinj të KV Drita Meshkujt, Lir Jusufi dhe Mal Devaja, janë përzgjedhur për të përfaqësuar Kombëtaren U17 të Kosovës në volejboll.
Jusufi, i cili luan në pozitën e pasuesit, dhe Devaja, në pozitën e qendrës, janë vlerësuar për talentin, përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme.
Përzgjedhja e tyre është një dëshmi e punës që po bëhet në klubin gjilanas për zhvillimin e volejbollistëve të rinj.
Nga KV Drita u kanë uruar Lirit dhe Malit suksese me fanellën e Kosovës.
