MOTI/ Fundjavë me vranësira dhe reshje të lehta, e diela më stabile

Parashikimi i motit për fundjavë (2-3 maj 2026)

Gjatë fundjavës, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell.

Të shtunën parashihet mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell.

Vranësirat, sidomos në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, do të shoqërohen herë pas here me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën pritet përmirësim i kushteve atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të mbeten të njëjta, nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 17 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Në përgjithësi, fundjava pritet të jetë relativisht e freskët, me reshje të herëpashershme të shtunën dhe mot më stabil gjatë ditës së diel.

Shpërndaj me të tjerët