OVL-UÇK në Gjilan angazhon avokatë për mbrojtje juridike falas të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës
Dega e OVL-UÇK-së në Gjilan ka njoftuar se ka angazhuar dy avokatë mbrojtës, të cilët do të ofrojnë ndihmë dhe mbrojtje juridike falas për veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës që kanë mbushur moshën 65-vjeçare.
Sipas njoftimit, realizimi i të drejtës ligjore për pensionet e dyfishta, që u takojnë këtyre kategorive sipas legjislacionit në fuqi, do të procedohet përmes gjykatës.
Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm do të bëhet në selinë e OVL-UÇK-së, dega në Gjilan, duke filluar nga data 3 qershor 2026.
Për informata dhe sqarime shtesë, të interesuarit mund t’i drejtohen zyrës së OVL-UÇK-së në Gjilan.

