NDRYSHIM I PAPRITUR I MOTIT/ Ja çfarë na pret javën e ardhshme

Pranvera po tregon “dhëmbët”! Pas ditëve të ngrohta, java që po vjen sjell një kthesë të papritur të temperaturave dhe reshje shiu.

Java e dytë e muajit maj do të jetë një “mozaik” i vërtetë i kushteve atmosferike.

Edhe pse jemi në mesin e pranverës, përgatituni të nxirrni sërish xhaketat, pasi mesjava pritet të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.

Sipas parashikimeve të fundit, moti i ndryshueshëm do të dominojë horizontin.

Reshjet e shiut, të cilat në zona të caktuara do të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike, priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe të premten.

Nëse e hëna do të jetë mjaft e ngrohtë, duke arritur deri në 23°C, e enjtja do të shënojë kulmin e ftohjes, ku minimalet në disa vise mund të zbresin deri në 3°C, duke rrezikuar edhe stres te kulturat e ndjeshme bujqësore.

E hënë (11 Maj): Starti i javës mbetet i favorshëm. Mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat 7°C deri 23°C |. Erë nga jugperëndimi.

E martë (12 Maj): Kujdes! Moti ndryshon. Priten riga shiu dhe shkarkime elektrike në shumë zona.Temperaturta 6°C deri 20°C |. Erë deri në 9 m/s.

E mërkurë (13 Maj): Vazhdon moti i paqëndrueshëm me riga lokale shiu dhe rënie të temperaturave. Temperaturat 4°C deri 18°C | Erë nga verilindja.

E enjte (14 Maj): Dita më e ftohtë e javës (mëngjesi). Edhe pse do të ketë diell, ajri do të jetë i ftohtë. Temperaturat 3°C deri 18°C | Erë e lehtë verilindore.

E premte (15 Maj): Mbyllet java me vranësira dhe riga lokale shiu, por me një rritje të lehtë të temperaturave. Temperatura 5°C deri 20°C | Erë nga veriperëndimi.

Lajmi i mirë është se cilësia e ajrit do të jetë kryesisht e mirë falë qarkullimit të masave ajrore.

Mos e harroni ombrellën me vete dhe vishuni me shtresa për t’i bërë ballë luhatjeve termike!

 

Shpërndaj me të tjerët