Një festë e madhe ka shpërthyer sot në lagjen Osmangazi të Bursës.
Klubi i futbollit “Zaferspor”, i cili njihet si simboli i komunitetit shqiptar në këtë qytet, ka arritur të korrë një sukses historik duke u ngjitur nga Liga Amatore në atë Regjionale.
Ky sukses është kurorëzuar edhe me mbështetje morale nga yjet e futbollit botëror.
Para ndeshjes vendimtare, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, përmes një video-mesazhi u ka uruar fat dhe suksese futbollistëve, duke dëshmuar lidhjen e fortë të këtij klubi me atdheun.
Një histori që nisi në vitet ’50
Themelet e “Zaferspor”-it u hodhën nga emigrantët ballkanas qysh në vitet e 50-ta, ndërsa zyrtarizimi i tij ndodhi në vitin 1962.
Emri “Zafer” (Fitore) nuk është i rastësishëm; ai përfaqëson vullnetin dhe rrugëtimin e shqiptarëve në Turqi.
Sot, ky klub nuk është vetëm një skuadër futbolli, por një pikëtakimi ku shqiptarët ruajnë me xhelozi kulturën dhe identitetin e tyre.
Ndeshjet e “Zaferspor”-it ndiqen rregullisht nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, që shkon deri në 4,000 spektatorë.
Misioni, zhvillimi i talenteve të reja
Aktiviteti kryesor i klubit mbetet shkolla e futbollit. “Zaferspor” njihet në tërë Turqinë për infrastrukturën moderne dhe përkushtimin ndaj lojtarëve të rinj, duke shërbyer si një fabrikë talentesh për futbollin turk dhe më gjerë.
Drejtimi dhe financimi: Familja Sadriu (Daku)
Në krye të këtij rrugëtimi qëndron kryetari Şaban Sönmez, i njohur si Daku.
Ai është djali i nallbanit të famshëm gjilanas, Shaip Sadriut.
Daku, dikur futbollist i ri e sot biznesmen i suksesshëm, ka vite që e financon i vetëm këtë klub, duke e mbajtur gjallë “flakën” e vetëm shqiptare në futbollin turk.
Ky ngjitje në Ligën Regjionale është dëshmia më e mirë se puna profesionale dhe dashuria për rrënjët sjellin gjithmonë rezultate kulmore.

