Gjobitet biznesi, kamionët e së cilës zhytën rrugën dhe dëmtuan trotuarin
Po vazhdojnë aktivitetet e inspektorëve komunalë, ku kanë shqiptuar gjobë për subjektin afarist, kamionët e secilës zhytën rrugën me baltë dhe dëmtuan anësoret dhe trotuarin në rrugën “Marie Shllaku”.
Drejtoria e Inspokcionit, njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë veprime konkrete duke shqiptuar gjobë ndaj një subjekti afaristë, pasi që komionët e saj kanë ndotur rrugët përmes bartjes së baltës dhe kanë dëmtuar anësoret e trotuarin.
“Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thonë inspektorët e Komunës së Gjilanit.
Drejtorati për Inspekcion, njofton se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin.
