POLITIKË/Kërkesat kyçe të asambleistes Liresë Kosumi Ibrahimi në dëgjimin buxhetor në Gjilan

Në dëgjimin e fundit buxhetor të mbajtur në Gjilan, asambleistja nga radhët e PDK-së, Liresë Kosumi Ibrahimi, ka shpalosur pesë kërkesa prioritare që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të banorëve të Velekincës dhe lagjes Arbëria.

​Sipas saj, këto kërkesa pasqyrojnë nevojat reale dhe urgjente të qytetarëve për investime në infrastrukturë, siguri rrugore, ndriçim publik dhe shërbime shëndetësore.

​Kërkesat e paraqitura nga asambleistja Kosumi Ibrahimi përfshijnë:

 Nisja dhe përfundimi i asfaltimit të më shumë se 50 rrugëve në fshatin Velekincë.

​Rregullimi i sinjalizimit te zebrat përballë shkollës në Velekincë dhe krijimi i një vendkalimi të ri përballë furrës në këtë fshat, për të garantuar sigurinë e nxënësve gjatë lëvizjes.

Rregullimi i ndriçimit te pllaka përkujtimore përballë shkollës në Velekincë dhe në trotuarin përreth, hapësirë kjo që aktualisht përballet me mungesë të plotë të ndriçimit gjatë natës.

Rregullimi dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e parkut në qendër të lagjes Arbëria, me qëllim që kjo hapësirë t’u shërbejë denjësisht fëmijëve dhe të rriturve.

Në bashkëpunim me kryetarin e Këshillit të Fshatit Velekincë, është kërkuar që ambulanta në lagjen Arbëria të funksionojë edhe gjatë fundjavës (të shtunën dhe të dielën), me qëllim përballimin e fluksit të madh të pacientëve.

​Asambleistja theksoi se realizimi i këtyre pikave është i domosdoshëm për përmirësimin e mirëqenies dhe sigurisë së banorëve të këtyre zonave.

Shpërndaj me të tjerët