POLITIKE/ LDK hap “dyert”, Haziri: Koha për mobilizim, lista është e hapur për të gjithë

Kreu i LDK-së në Gjilan dhe nënkryetari i partisë në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar një hapje të madhe të listave zgjedhore.

Përmes një mesazhi mobilizues, Haziri ka ftuar rugovistët dhe të gjithë ata që besojnë në vlerat e Republikës që t’i bashkohen rrugëtimit të LDK-së, duke e cilësuar këtë si një nevojë urgjente për funksionimin e shtetit.

Postimi i plotë i Hazirit:

Koha për mobilizim qytetar për t’ia shtuar vlerën demokracisë dhe funksionimit të shtetit!

LDK hap listën për të gjithë rugovistët dhe besimtarët e Republikës.

Për qytetarë që e duan Kosovën kudo që jetojnë ata.

Liria, Pavarësia dhe Demokracia u takon të gjithëve dhe sot, mbi të gjitha, duhet mobilizim qytetar për t’ia shtuar vlerën demokracisë dhe funksionimit të shtetit.

Ne besojmë në familje, Republikë e Zot.

LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!

Republika, mbi të gjithë!

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët