POLITIKË / Murseli (LDK) akuzon pushtetin në Gjilan për keqpërdorim të mjeteve në hotele dhe shtyrje banale të Kuvendit

Pas vendimit të sotëm për shtyrjen e mbledhjes së pestë të Kuvendit Komunal në Gjilan, ka reaguar asamblisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gentrit Murseli.

Përveç kritikave për bllokimin e punës së Kuvendit për arsye që ai i cilëson si “banale”, Murseli ka ngritur dyshime serioze edhe për menaxhimin e financave publike.

Ai ka pretenduar se mjetet e taksapaguesve gjilanas po keqpërdoren për pagesa të pajustifikuara në një prej hoteleve të qytetit, duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme për këto shpenzime që ai i konsideron abuzive dhe në dëm të interesit publik. (VIDEO)

Shpërndaj me të tjerët