Pishina “PALMA” në Bresalc po vazhdon të mbetet një nga pikat më të preferuara dhe më të vizituara për rekreacion e kampe verore në rajonin e Gjilanit. Së fundmi, ky kompleks ka mirëpritur me kënaqësi turnin e dytë të nxënësve të shkollës fillore “HELLO”, të cilët, të shoqëruar nga drejtori dhe stafi i tyre shkollor, zgjodhën pikërisht këto ambiente për të kaluar një ditë plot freski, argëtim dhe aktivitete të ndryshme sportive.
Besimi i dhënë nga institucionet arsimore po shërben si motivim i madh për menaxhmentin e pishinës. Bashkëpunimi me shkollën “HELLO” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ku pritet të vijnë edhe dy turne të tjerë të nxënësve për të zhvilluar aktivitetet e tyre të kampit veror.
Përveç nxënësve, Pishina “PALMA” pritet të ketë edhe mysafirë të veçantë. Gjatë ditëve të ardhshme, këtë qendër rekreative do ta vizitojnë ushtarë dhe oficerë të Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Gjilan, të cilët do të zhvillojnë vizitën e tyre në kuadër të aktiviteteve të tyre të planifikuara.
Nga menaxhmenti i Pishinës “PALMA” kanë falënderuar të gjitha institucionet për besimin e palëkundur dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.
Ata rikonfirmojnë se kompleksi në Bresalc mbetet i hapur çdo ditë për qytetarët, duke ofruar ujë të pastër, ambient të gjelbëruar, siguri maksimale dhe kushte ideale për not, rekreacion e aktivitete të organizuara.
