SIGURI / Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, viziton Policinë Rajonale në Gjilan

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, është pritur nga drejtori i Rajonal i Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për rritjen e sigurisë dhe menaxhimin sa më efikas të situatave emergjente.

Gjatë takimit u diskutuan në detaje çështje që lidhen me koordinimin ndërinstitucional në raste emergjente, funksionalizimin sa më efikas të sistemit të reagimit të shpejtë, si dhe rolin e secilit institucion në menaxhimin e situatave të krizave.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në kuadër të operativës 112, shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe organizimit të përbashkët të ushtrimeve praktike për reagim në raste të zjarreve, fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera”, tha Shabani.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, tregoi se është diskutuar për rëndësinë e planifikimit të përbashkët, ngritjes së kapaciteteve profesionale të stafit, si dhe koordinimit në terren për të siguruar reagim sa më të shpejtë dhe efikas në shërbim të qytetarëve.

Në përfundim të takimit, të dyja palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë në funksion të forcimit të sigurisë publike dhe menaxhimit më të mirë të situatave emergjente në rajonin e Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët