SPORT/ Skuadrat gjilanase përballë sfidave të forta sot

Drita sot pret Prishtinën në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, që tradicionalisht kanë dhuruar përballje cilësore.

Ekipi gjilanas hyn në këtë takim me synim të qartë, fitoren dhe ruajtjen e diferencës prej 5 pikësh në renditje.

Në anën tjetër, Prishtina synon të marrë pikë të plota për të siguruar pozitën e tretë.

Ndërkohë, Gjilani e pret një transfertë të vështirë në Malishevë, ku do të përballet me një kundërshtar në formë, që vjen pas fitores në javën e fundit në Klinë dhe mban pozitë të lartë në tabelë.

Gjilani ka potencial për të nxjerrë rezultat pozitiv, por për këtë do të nevojitet angazhim maksimal, përkushtim dhe një qasje me mentalitet fitues.

Shpërndaj me të tjerët