SIGURI/KFOR-i Amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të një donacioni të rëndësishëm nga KFOR-i Amerikan për Njësinë Profesional të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjilan.

​Marrëveshja dhe përkrahja u mirëpritën me falënderime nga drejtori Shabani, i cili shprehu mirënjohje të veçantë për përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan, kolonelin Anderson dhe rreshterin e lartë Hernandez, si dhe për togerin Hüseyin Arslan nga KFOR-i Turk, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj institucioneve lokale.

​Po ashtu, gjatë këtij aktiviteti u falënderua edhe kryetari i Klubit Rotary në Gjilan, z. Metush Bajrami, për kontributin dhe përkrahjen e dhënë, së bashku me mediat lokale dhe pjesëmarrësit e tjerë që nderuan këtë ngjarje.

​Drejtori Shabani nëntakoi se ky donacion dëshmon rëndësinë e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në rritjen e kapaciteteve operationale të zjarrfikësve dhe në forcimin e sigurisë së të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët