Ish-sulmuesi i njohur i Dritës, Kastriot Rexha, i cili sot udhëhoqi nga stoli shtabin teknik të Malishevës, ka befasuar ish-skuadrën e tij duke i shkaktuar humbjen e parë si vendase këtë edicion.
Në kuadër të javës së 8-të të Superligës së Kosovës në futboll, Malisheva mori një fitore të madhe në Gjilan me rezultat minimal 1:0.
Goli i vetëm dhe vendimtar u shënua në minutën e 57-të të takimit. Pas një aksioni të mirëmenduar nga e majta, Ibishi u gjend mjaft mirë nga afërsia duke dërguar topin në rrjetë për 1:0.
Përkundër përpjekjeve të shumta të Dritës , përfshirë edhe një goditje në shtyllë (pingul) nga Pëllumbi, gjilanasit nuk arritën të gjejnë rrugën e barazimit.
Kjo disfatë sjell një tjetër zhgënjim për dashamirët e sportit në Gjilan, ndërsa taktika e Kastriot Rexhës i dha tri pikë mjaft të vlefshme Malishevës nga ky transferim i vështirë.
