Në kuadër të fushatës globale “Tetori Rozë”, shkolla e mesme e ulët “Liria” në Pogragjë ka mirëpritur një ligjëratë edukative dhe ndërgjegjësuese, me fokus kryesor parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Aktiviteti kishte si synim kryesor sensibilizimin e nxënësve dhe mësimdhënësve mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, njohjen e faktorëve të rrezikut, kryerjen e kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe rëndësinë jetike që ka zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje.
Kjo ligjëratë u realizua nga Dr. Elvan Klaiqi, Koordinatore e Edukimit Shëndetësor, si dhe infermierja Mimoza Hajdari, në kuadër të planit të aktiviteteve për edukim dhe promovim shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan.
Përmes këtij organizimi u përçua edhe mesazhi kryesor i fushatës: Ndërgjegjësimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë!”
.
