Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka intensifikuar kontrollet në trafikun rrugor gjatë javës së parë të majit (01.05.2026 – 07.05.2026).
Si rezultat i implementimit të planeve operative, policia ka shqiptuar gjithsej 1648 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe, njësitet policore kanë hetuar 27 aksidente, prej të cilave 14 kanë përfunduar me persona të lënduar.
Statistikat e javës (01-07 Maj):1648 gjoba totale për kundërvajtje në trafik; 28 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit motorik; 32 gjoba për mos-përdorim të rripit të sigurisë; 18 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes; 19 gjoba për modifikim të automjeteve (xhama të errët); 13 aksidente me dëme materiale dhe 14 me të lënduar.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje ngasësve që, në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale, të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë.
“Fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni raportin Evropian të aksidenteve. Ky raport duhet të mbahet gjithmonë me vete për të kontribuar në një trafik më të sigurt dhe për të evituar pritjet e panevojshme”, thuhet në apelin e policisë.
