POLITIKË/ Alban Hyseni takon shefin e OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një bashkëbisedim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, ku u diskutua për bashkëpunimin institucional dhe projektet e përbashkëta me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Sipas Hysenit, fokus i veçantë i takimit ishte puna me komunitetet jo-shumicë, avancimi i politikave të barazisë gjinore, si dhe mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve në shoqëri dhe në proceset vendimmarrëse.

Ai theksoi se bashkëpunimi me OSBE-në mbetet i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe realizimin e nismave që promovojnë barazi, përfshirje dhe zhvillim demokratik.

Shpërndaj me të tjerët