Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe Stacioneve Policore, gjatë periudhës nga 12 deri më 18 qershor 2026, ka shqiptuar gjithsej 1,534 gjoba në kuadër të planeve operative për sigurinë në trafik.
Sipas raportit javor, përgjatë kësaj kohe janë hetuar 15 aksidente trafiku me të lënduar dhe tetë me dëme materiale.
Sa i përket shkeljeve specifike, janë shqiptuar 56 gjoba për mosbërje të rripit të sigurisë, 34 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 34 të tjera për modifikim të automjeteve me folie të errëta në xhama. Po ashtu, për 46 shoferë është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar tek të gjithë ngasësit që, në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale, të ruajnë qetësinë, të fotografojnë vendin e ngjarjes dhe të plotësojnë Raportin Evropian të Aksidenteve, duke kontribuar kështu për një trafik më të sigurt.
