SPORT/Arjol Bllaca i Gjilanit shpallet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë

GJILAN, 09.11.2026 – Futbollisti i SC Gjilanit, Arjol Bllaca, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë, duke rrëmbyer çmimin tradicional “Ylli i Javës” që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e ligës, Albi Mall.

​Bllaca ishte protagonisti kryesor në fitoren dramatike të skuadrës së tij me rezultat 3:2 kundër FC Malishevës.

Ai zhvilloi një ndeshje fantastike duke realizuar dy gola dhe duke asistuar një tjetër, me çka dëshmoi efikasitet të lartë dhe ndikim të jashtëzakonshëm në lojën offensive të gjilanasve.

​Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili bën vlerësimin e lojtarëve pas çdo xhiroje, vendosi njëzëri që çmimi t’i takojë talentit të Gjilanit për shkak të kontributit të tij vendimtar në këtë përballje./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët