GJILAN, 26 nëntor – Boksieri i talentuar i Klubit të Boksit “Drita” nga Gjilani, Riad Matoshi, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës që po merr pjesë në turneun e rëndësishëm ndërkombëtar të boksit për grupmoshën U15, “Levski Cup”, në Sofi të Bullgarisë.
Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) konfirmon vazhdimësinë e paraqitjeve cilësore në arenën ndërkombëtare përmes këtij aktiviteti, i cili zhvillohet nga data 26 deri më 29 nëntor 2026 në kryeqytetin bullgar.
Në këtë ngjarje sportive, ngjyrat e Kosovës do t’i mbrojnë tre boksierë në kategoritë e tyre përkatëse: Bejtë Asllani në kategorinë 50 kg, Ali Hoxha në kategorinë 52 kg, si dhe Riad Matoshi i KB “Drita” nga Gjilani në kategorinë 57 kg.
Pjesëmarrja e Matoshit në këtë garë është një dëshmi e punës së suksesshme me gjeneratat e reja në klubin gjilanas dhe një mundësi e mirë për të treguar potencialin e tij në ringun ndërkombëtar. /dita24h/
