SPORT/Curri para duelit me Llapin, na pret ndeshje e rëndësishme, por hyjmë për fitore

Trajneri i SC Gjilanit, Debatik Curri, ka folur para përballjes së rëndësishme kundër Llapis, duke shprehur besimin se skuadra e tij është e përgatitur për të kërkuar rezultatin pozitiv.

​”Na pret një ndeshje e rëndësishme ndaj një kundërshtari që luan shumë mirë si vendas. E kemi parë dhe analizuar me vëmendje rivalin, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe udhëtojmë me angazhim maksimal vetëm për fitore.”

Curri u ndal edhe te paraqitja e kundërshtarit në xhiron e parë:

​”Llapi zhvilloi një ndeshje të fortë kundër Dritës. Dihet se sfidat e para të sezonit janë gjithmonë të vështira për secilën skuadër. Ndeshje pas ndeshje do të arrijmë formën tonë më optimale, por në këto përballje të para më e rëndësishmja është marrja e rezultatit pozitiv.”

Shpërndaj me të tjerët