SPORT/Drita e nis me fitore Kupën Ballkanike BVA

KV Drita e ka nisur me fitore aventurën në BVA Balkan Cup Women 2026, duke triumfuar ndaj skuadrës maqedonase Nakovski Volley me rezultat 3–1.

​Drita e nisi ndeshjen mirë, por Nakovski Volley arriti të menaxhojë më mirë fazën e parë të setit të parë dhe ta marrë atë me shifrat 25:20, duke kaluar në epërsi.

​Reagimi i vajzave gjilanase ishte i menjëhershëm në setin e dytë. Dritës iu deshën vetëm pak aksione për të marrë kontrollin e lojës, ndërsa me ritëm të lartë dhe efikasitet në sulm e dominuan setin, të cilin e fituan bindshëm 25:15, duke barazuar rezultatin në 1–1.

​Në setin e tretë, Drita vazhdoi me lojë të sigurt dhe gradualisht krijoi epërsinë e nevojshme. Nakovski tentoi të rikthehej, por skuadra kosovare ruajti qetësinë në momentet vendimtare dhe e mbylli setin 25:20, duke kaluar në avantazh 2–1.

​Edhe seti i katërt solli një paraqitje mjaft të mirë të Dritës. Megjithëse u desh luftë për çdo pikë, në pjesën vendimtare gjilanaset treguan më shumë koncentrim, duke e fituar setin 25:20 dhe të gjithë ndeshjen me 3–1 në meçe.

​Me këtë fitore, KV Drita e nis me këmbë të mbarë garën në Strumicë. Nesër e pret një tjetër përballje e fortë në ditën e dytë të BVA Balkan Cup, ku do të ndeshet me gjigantin grek Olympiacos nga ora 17:00.

​Fituesi i BVA Balkan Cup do të sigurojë kualifikimin për në Challenge Cup, ku do të përballet me skuadrën e Benfica-s nga Portugalia.​/ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët