SPORT / Drita eliminohet nga Conference League pas ekzekutimit të penalltive

Klubi futbollistik Drita ka mbyllur rrugëtimin evropian për këtë sezon, pasi nuk arriti të kalojë pengesën e fundit për kualifikim në fazën e grupeve të Conference League. Ndeshja e kthimit ndaj skuadrës nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, u vendos nga goditjet e penalltive pas 120 minutave lojë pa gola.

​Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, sfida e dytë nuk dhuroi gola as gjatë 90 minutave të lojës së rregullt dhe as në vazhdime (0:0). Në ekzekutimin e penalltive, andorrasit u treguan më të saktë duke fituar me rezultat 4:2.

​të saktë për Dritën ishin: Blerim Krasniqi (kapiteni) dhe Uvouk, kurse dështuan: Kristal Abazaj dhe Igball Jashari.

​Me këtë humbje, skuadra gjilanase mbetet jashtë grupeve të garave evropiane, duke përmbyllur kësisoj një kampanjë me eliminim dramatik.

Shpërndaj me të tjerët