LOKALE/Bresalci e Anamorava nderojnë heroin Ibrahim Uruqi – Hushin

Bresalci dhe visa të tëra të Anamoravës kanë nderuar jetën dhe veprën e kryengritësit e luftëtarit të lirisë, Ibrahim Uruqi – Hushi. Në një manifestim përkujtimor të organizuar nga Këshilli Organizativ i Bresalcit, u vlerësua lart figura e tij politike e ushtarake, si dhe trashëgimia që la pas në lirinë e Kosovës.

​Përmes një postimi, kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka theksuar se dëshmorët nuk harrohen kurrë, duke kujtuar se emri i Ibrahim Uruqit tashmë jeton në shkolla, libra, këngë dhe, nga ky vit, edhe në turnirin më madhështor të futsallit në rajon.

​”Vepra e kryengritësit politik e ushtarak bën roje në lirinë e Kosovës, por amaneti i tij vazhdon për bashkimin e shqiptarëve,” ka nënvizuar Haziri, duke shprehur mirënjohje për familjen e heroit dhe falënderuar Këshillin Organizativ për realizimin e këtij manifestimi të veçantë.

Shpërndaj me të tjerët