SPORT/​Drita përforcon mesfushën, zyrtarizon Eduart Rrocan

Kampioni i Kosovës, FC Drita, ka vazhduar me përforcime të rëndësishme në afatin kalimtar duke prezantuar të martën mesfushorin Eduart Rroca.

​33-vjeçari vjen te skuadra gjilanase pas një përvoje të gjatë në futbollin turk, ku së fundmi ishte pjesë e klubit të Ankara-së.

Përveç aventurës në Turqi me disa ekipe të ndryshme, Rroca ka pasur një karrierë të pasur edhe në kampionatin shqiptar.

​Ardhja e Rrocës vjen menjëherë pas lëvizjes tjetër të madhe te Drita, e cila të hënën riktheu zyrtarisht Ardian Nuhiun në timonin e skuadrës si kryetrajner.

Shpërndaj me të tjerët