Drita do të presë sot Shkëndijën e Haraqinës në stadiumin me sintetikë te rrethi në Gjilan, në një ndeshje miqësore që do të nisë nga ora 15:00.
Kjo përballje vjen në një periudhë kur kampionati i Superligës së Kosovës është pezulluar përkohësisht për shkak të ndeshjeve zyrtare të Kombëtares së Kosovës.
Ndeshja mbart një peshë emocionale dhe simbolikë të veçantë për stafin teknik të gjilanasve, pasi trajneri i Dritës ka një të kaluar me klubin nga Haraqina, ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e tyre si lojtar dhe ka drejtuar skuadrën nga stoli për një vit.
Përtej aspektit miqësor dhe ruajtjes së ritmit të lojës gjatë kësaj pauze dyjavore, takimi shërben edhe si një mundësi për të testuar formën e lojtarëve që kanë pasur më pak hapësirë gjatë ndeshjeve zyrtare.// dita24h /
