SPORT/KV Drita triumfon bindshëm dhe kthehet në krye të tabelës

Gjilan – Skuadra e volejbollit të femrave, KV Drita, ka shënuar një fitore të pastër me rezultat 3-0 në sete ndaj AAB Prishtinës ’75, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës A.

Ky triumf, i kombinuar me disfatën e Ferizajt ndaj Fushë Kosovës, i ka mundësuar skuadrës gjilanase që të rikthehet sërish në pozitën e liderit të tabelës.

​Vajzat e Dritës e nisën takimin me një dominim të plotë, duke kontrolluar lojën në çdo aspekt dhe duke e mbyllur setin e parë me një diferencë të thellë prej 14 pikësh (25:11). Ritmi i lartë i vendaseve vazhdoi edhe në setin e dytë, i cili u fitua me po aq lehtësi me shifrat 25:15.

​Në setin e tretë, ekipi mysafir nga Prishtina arriti të organizohet më mirë dhe bëri një rezistencë të fortë deri në pikët e fundit.

Megjithatë, përvoja dhe qetësia e volejbollisteve gjilanase bënë diferencën, duke e mbyllur këtë fraksion me rezultat të ngushtë 25:23 dhe duke vulosur fitoren e pastër.

​Me këto tri pikë të reja, Drita rimerr kreun e klasifikimit të cilin e kishte mbajtur për një pjesë të madhe të këtij sezoni, duke konfirmuar ambiciet e qarta për mbrojtjen e fronit në elitën e volejbollit kosovar./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët