VOLEJBOLL/Drita shënon fitoren e parë në Superligën A

Drita ka regjistruar fitoren e parë në edicionin 2026/27 të Superligës A në volejboll për meshkuj, duke triumfuar bindshëm ndaj Forcës me rezultat 3-0 në sete, në ndeshjen e zhvilluar në Kamenicë.

​Skuadra gjilanase e kontrolloi takimin që nga fillimi, duke fituar setin e parë me rezultat 25:15.

Loja e sigurt e Dritës vazhdoi edhe në setin e dytë, të cilin e mbylli në favor të saj me 25:19, ndërsa në setin e tretë vulosi triumfin me rezultat 25:21.

​Për Dritën kjo është fitorja e parë në këtë edicion garues, ndërsa Forca, si debutuese në elitën e volejbollit kosovar, mbetet ende në kërkim të pikëve të para pas tri xhirove të para./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët