Shtabi teknik i SC Gjilanit është plotësuar me një tjetër emër të rëndësishëm. Ndihmës i parë i kryetrajnerit Zekirija Ramadani është emëruar tekniku nga Gostivari, Sadat Shahin.
Shahin, i cili ka përfunduar shkollimin dhe përgatitjen profesionale në Bosnjë e Hercegovinë dhe Turqi, njihet në ambientin e futbollit për disiplinën e lartë, profesionalizmin dhe punën e detajuar si video-analist.
Vitet e fundit, ai ka qenë dora e djathtë e Ramadanit në të gjitha sfidat e tyre të përbashkëta, përfshirë edhe periudhën e fundit te skuadra e Dritës, nga ku u larguan së bashku për të nisur këtë projekt të ri te SC Gjilani.
Ardhja e Shahinit konsiderohet një përforcim mjaft i rëndësishëm për shtabin teknik të gjilanasve, duke sjellë përvojë dhe strukturë moderne në përgatitjen taktike e analitike të skuadrës./ dita24h /
