FC Drita ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke triumfuar si mysafire ndaj Llapit me rezultat 2:1 në Podujevë.
Pjesa e dytë nisi me dominim të gjilanasve. Në minutën e 47-të, Vesel Balaj realizoi nga një pozitë ballore për të kaluar Dritën në epërsi 1:0. Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 50-të, Liridon Balaj duplikoi shifrat në 2:0.
Vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë në minutën e 79-të përmes Aliut, i cili shënoi për 1:2, por pa arritur të ndryshojë epilogun përfundimtar të takimit.
Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 17 pikëve, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
/ dita24h /
