Katër futbollistë nga regjioni i Gjilanit janë ftuar në grumbullimin e radhës të Kombëtares U15 të Kosovës, pas paraqitjeve të mira në kampin nacional të mbajtur në Hajvali.
Pjesë e përfaqësueses do të jenë Admirim Muji nga SC Gjilani, Orges Morina nga SHF Kika, si dhe Shqiptar Musliu e Erdi Hoxha nga SHF Kosova Viti.
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit ka përgëzuar futbollistët për këtë arritje, duke u uruar suksese në grumbullimet e ardhshme me fanellën e Kosovës.
Njëkohësisht, LRF Gjilan ka shprehur mbështetje edhe për talentët e tjerë të rinj të rajonit, me shpresën se në të ardhmen do t’i bashkohen ekipeve përfaqësuese të Kosovës.

