SPORT/ Kush është 14-vjeçari nga Hogoshti që bindi përzgjedhësit e Kosovës?

Shkolla e Futbollit “Kika” nga Hogoshti i komunës së Kamenicës ka pranuar një lajm të jashtëzakonshëm për njërën nga shtyllat e saj të ardhshme.

Mesfushori ofanziv i kësaj shkolle, Orges Morina (i lindur në vitin 2012), është përzgjedhur zyrtarisht në mesin e tetë futbollistëve më të mirë të të gjithë Rajonit të Gjilanit për gjeneratën U15.

Përzgjedhja erdhi pas procesit të seleksionimit të udhëhequr nga përzgjedhësit e Kombëtares së Kosovës U15.

Në grumbullimin fillestar nga rajoni ynë ishin ftuar gjithsej 23 futbollistë premtues. Megjithatë, pas ndeshjeve kontrolluese ku u testuan kapacitetet e secilit lojtar, lista u reduktua në vetëm tetë emra.

Morina ka treguar një performancë të shkëlqyer, duke qenë një ndër futbollistët më të dalluar në fushë, çka i siguroi atij vendin për grumbullimin e radhës me Kombëtaren e Kosovës U15.

Ky është një moment krenarie edhe për vetë shkollën e futbollit “Kika”, pasi Orges Morina është pjesë e tyre tash e katër vite, duke dëshmuar punën e palodhshme që bëhet me talentet e reja në këtë pjesë të Anamoravës.

 

Shpërndaj me të tjerët