PËRVJETORI / Dobërçani kujton Mulla Nysret Hajdarin: “Gjaku i tij është themeli i Kosovës”

Sot janë bërë plot 27 vjet nga rënia e dëshmorit Mulla Nysret Hajdari, një figurë e ndritur që dha jetën për lirinë e Kosovës. Në këtë përvjetor të dhimbshëm por krenar, Këshilli i Fshatit Dobërçan të komunës së Gjilanit ka kujtuar me nderime të larta figurën e hoxhës së ndjerë dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë.

Përmes një mesazhi, Këshilli i Fshatit ka theksuar se kujtimi për dëshmorët mbetet i gjallë në zemrat e secilit qytetar.

“Gjaku i derdhur dhe vuajtjet e tyre janë themeli mbi të cilin ndërtohet sot Kosova e lirë. Kurrë nuk do t’i harrojmë. Sakrifica e tyre na detyron të jemi të denjë për lirinë që na e sollën. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. Lavdi dëshmorëve të kombit dhe gjithë atyre që sakrifikuan për këtë liri”, thuhet në kujtimin e Këshillit të Fshatit Dobërçan.

Poezi kushtuar hoxhës së ndjerë: “Rreze shprese për liri”

Për të nderuar këtë 27-vjetor të rënies, dëshmorit Mulla Nysret Hajdari i është kushtuar edhe një poezi prekëse, e cila pasqyron trimërinë e tij në ditët e fundit të luftës, pikërisht më 13 qershor 1999, kur forcat armike serbe po largoheshin nga Kosova.

RREZE SHPRESE PËR LIRI (Kushtuar Mulla Nusret Hajdarit)

Ditë e bukur ish me diell

Rrezet e ngrohta na jepnin shpresë

Se liria e shumëpritur

Që i printe flamuri i valëvitur

Ishte afër dhe po vinte

Me rreze dielli, rreze drite.

 

13 Qershor ‘99

Nanë Xhevahirja mbet pa djalë

Kosovës gjakun ja kish falë Për liri jetën kish dhanë

Për Atdhe u ba kurban

Tu’i pri fshatit Dobërçan.

 

Armiqtë serbë të katandisur

Prej Kosovës duke ikur

Të pangopur me gjak shqiptari

E vranë hoxhë Nusret Hajdarin

Sy patrembur, djalë bujarë

Për Kosovë Dëshmorë ka ra.

 

Me gjak t’njomë ujiti tokën

Vepra e tij ndërroi epokën

Nderoi veprën e të parëve

Historinë e gjithë shqiptarëve.

 

Shpërndaj me të tjerët