SPORT / Sot luhet xhiroja e fundit, Drita e qetë drejt  Malishevës, Gjilani kërkon shpëtimin pa barazh

Sot ulet sipari i edicionit maratonik të Superligës së Kosovës në futboll pas 36 xhirosch të zhvilluara, duke sjellë sfidat përmbyllëse për të dyja skuadrat e qytetit të Gjilanit.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje të fundit luhen sot nga  16:00, kur edhe më pas zbardhen matematikat definitive.

Për skuadrën e Dritës, kjo ndeshje e fundit ndaj Malishevës është thjesht një lojë festive. “Intelektualët” e kanë siguruar matematikisht titullin kampion javë më parë, duke e mbrojtur me sukses fronin për të dytën herë radhazi dhe duke dërguar në pesë numrin e titujve në historinë e klubit.

Pa pasur asnjë ngarkesë për rezultatin, shtabi teknik pritet ta shfrytëzojë këtë udhëtim për t’u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.

Kjo mundësi do t’u shërbejë talenteve të reja për të treguar kapacitetet e tyre në elitë, para se klubi të nisë përgatitjet për garat evropiane.

Në anën tjetër, një ndeshje tejet me rëndësi e pret skuadrën e Gjilanit, e cila në fushën e vet ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Kuqebardhët futen në këtë sfidë me synimin e qartë për të marrë rezultatin që u garanton ikjen nga zona e rrezikshme e barazhit.

Me një angazhim maksimal, mentalitet fitues dhe përkrahjen e publikut vendas, Gjilani ka gjithë potencialin për të mbyllur këtë sezon me një rezultat pozitiv që do të sillte lehtësimin e madh dhe sigurimin e mbetjes në elitë pa pasur nevojë për ndeshje shtesë.

 

Shpërndaj me të tjerët