Volejbollistët e Dritës kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur KV Golden Eagle Therandën me rezultat të pastër 3-0 në sete.
Skuadra gjilanase tregoi paraqitje të shkëlqyer, me përkushtim maksimal dhe lojë ekipore në çdo pikë, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Me këtë fitore bindëse, Drita siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës, duke vazhduar rrugëtimin me besim të madh dhe motivim për sfidat e radhës.
Ndeshja gjysmëfinale do të zhvillohet në palestrën 1 tetor në Prishtinë më 4 prill, ku Drita do të përballet me Pejën.

