Zyrtare/ Bleart Tolaj transferohet te SC Gjilani

SC Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Bleart Tolaj, i cili nga sot është pjesë e skuadrës kuqe e bardhë për sezonin 2026/27.

Klubi gjilanas ka bërë të ditur se Tolaj vjen për të përforcuar repartin ofensiv, duke sjellë cilësi, përvojë dhe ambicie në synimet e ekipit për edicionin e ri.

“Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me futbollistin Bleart Tolaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardhë. Sulmuesi i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin ofensiv, duke sjellë cilësi, përvojë dhe ambicie për objektivat e skuadrës në edicionin 2026/27”, thuhet në njoftimin e klubit.

SC Gjilani i ka uruar mirëseardhje Tolajt, duke shprehur besimin se ai, me punë dhe përkushtim, do të japë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit gjatë sezonit të ri.

Shpërndaj me të tjerët