Triumfi i madh i FC Dritës dhe shpallja zyrtare si kampione e Kosovës në futboll ka marrë vëmendjen e krerëve më të lartë shtetërorë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një mesazhi publik, ka përgëzuar skuadrën bardhekaltër të Anamoravës për mbrojtjen e titullit kampion dhe suksesin historik që i dhuruan qytetit të Gjilanit.
Postimi i plotë dhe origjinal i Albin Kurtit:
“Urime Klubi FC Drita për titullin e dytë radhazi kampion i Kosovës dhe të pestin në histori të klubit. Urime lojtarëve, stafit, tifozëve “Intelektualët” dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit për këtë sukses të merituar. Drita është krenari, gëzuar e festë të mbarë!”
