SPORT / Shembull për t’u marrë, ndihmëstrajneri i Dritës, Sadat Şahin, shkruan në tri gjuhë pas titullit kampion!

Suksesi historik i FC Dritës që u kurorëzua me titullin kampion ka sjellë reagime të shumta, por një veprim tejet i veçantë ka marrë vëmendjen e opinionit sportiv.

Ndihmëstrajneri i skuadrës gjilanase, Sadat Şahin, ka bërë një postim mjaft të qëlluar dhe për t’u vlerësuar, duke e shkruar mesazhin e tij të falënderimit në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe anglisht, gjë që tregon kulturën dhe madhështinë e klubit bardhekaltër.

Postimi i plotë në të tri gjuhët:

Shqip:

“Drita – Kampionët e sezonit 2025/2026!

Elhamdulilah…

Lamë pas një sezon të gjatë, të vështirë, por të paharrueshëm. Shkruam histori në Evropë, fituam kampionatin dhe ngritëm edhe Superkupën.

Nën udhëheqjen e trajnerit tonë Zekirija Ramadani, lojtarët tanë treguan karakter të madh, luftë dhe sakrificë gjatë gjithë sezonit.

Ky sukses nuk erdhi lehtë. Punuan shumë, dhamë gjithçka dhe në fund.

Allahu na dhuroi këto emocione të bukura.

Faleminderim për lojtarët tanë, stafit teknik, punëtorët e klubit dhe tifozët që ishin gjithmonë pranë nesh.

Besuam së bashku, ia dolëm së bashku.

Kampion Drita!”

 

Türkçe:

“2025/2026 sezonu şampiyonu Drita!

Elhamdulillah…

Uzun, zorlu ama unutulmaz bir sezonu geride bıraktık. Avrupa’da tarih yazdık, ligi şampiyon tamamladık ve Süper Kupa’yı kazandık.

Teknik direktörümüz Zekirija Ramadani liderliğinde oyuncularımız sezon boyunca büyük karakter, mücadele ve fedakarlık gösterdi.

Bu başarı kolay gelmedi. Çok çalıştık, çok emek verdik ve sonunda Allah bize bu güzel duyguları yaşamayı nasip etti.

Başta oyuncularımız olmak üzere teknik ekibimize, kulüp çalışanlarımıza ve her zaman yanımızda olan taraftarlarımıza teşekkür ederiz.

Birlikte inandık, birlikte başardık.

Şampiyon Drita!”

 

English:

“Champions of the 2025/2026 season – Drita!

Alhamdulillah…

We leave behind a long, difficult, but unforgettable season. We made history in Europe, won the league title, and lifted the Super Cup.

Under the leadership of our head coach Zekirija Ramadani, our players showed great character, determination, and sacrifice throughout the season. This success did not come easily.

We worked hard, sacrificed a lot, and in the end Allah blessed us with these beautiful moments.

Special thanks to our players, coaching staff, club workers, and supporters who stood by us all season long.

We believed together, we achieved together.

Champions – Drita!”

@fc_dritaofficial

 

Shpërndaj me të tjerët