Ka ndërruar jetë Zija Selmani, pronar dhe themelues i kompanisë Modatex, një nga biznesmenët dhe qytetarët më të respektuar në Gjilan.
Përveç angazhimit të tij në biznes, Zija Selmani kujtohet edhe për kontributin e tij shumëvjeçar para luftës, ku kishte punuar në NSh “16 Nëntori” në Gjilan.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor, duke bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet të enjten, më 28 maj 2026, në ora 16:40.
Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Zija Selmanit, duke e kujtuar atë si një njeri bujar, punëtor dhe të respektuar nga të gjithë.

