Dy skuadra me të cilat është përballur FC Drita në garat evropiane kanë arritur deri në finalen e Ligës së Konferencës.
Sonte, Rayo Vallecano luan në finalen e kësaj gare ndaj Crystal Palace, ndërsa katër vite më parë në finale kishte arritur edhe Feyenoord.
Drita ishte përballur dy herë me Feyenoordin, duke barazuar 0:0 në Prishtinë, ndërsa në ndeshjen tjetër kishte pësuar humbje të ngushtë 3:2, duke befasuar me paraqitjen dhe lojën ndaj gjigantit holandez.
Këtë edicion, kampionia kosovare u ndesh edhe me Rayo Vallecanon në Spanjë, ku pësoi humbje, por fakti që dy kundërshtarët e saj kanë shkuar deri në finale tregon nivelin e fortë të ekipeve me të cilat është përballur Drita në Evropë.
Ndryshe, Drita sivjet është shpallur kampione e Kosovës për të dytin vit radhazi dhe për herë të pestë në historinë e klubit.
